27 Dhjetor 2024

Limoni nuk është kancerogjen

Prishtinë, 18 nëntor - Dyshimet e ngritura se limoni që shitet në Kosovë mund të ketë përmbajtje kancerogjene, sipas analizave të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, nuk qëndrojnë.

Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi, ka bërë të ditur për “KD” se rezultatet nga analizat fillestare tregojnë se përmbajtja e limonit që importohet në Kosovë është brenda parametrave të lejuar për konsum.

Megjithatë, kompletimi i analizave laboratorike dhe shpallja e rezultateve finale lidhur me përmbajtjen e këtij produkti pritet të bëhen të martën.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)