Limak Kosovo pais punonjësit me sigurime shëndetësore
Prishtinë, 7 maj - Kompania koncesionuese e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" Limak Kosovo përveq tjerash ka paisur punonjësit e saj me sigurim privat shëndetësor brenda kornizës së përmirësimit të kushteve për ta.
Punonjësve iu janë ofruar kushte më të mira për shëndetin e tyre e cila është një ndër segmentet që kompania përfshinë me qëllim të plotësimit të nevojave të tyre.
Kjo kontratë është subjekt i synimeve që kompania ka caktuar për të përmbushur duke i paisur ata me sigurime shëndetësore afatgjate të cilët janë edhe aseti kryesor i kompanisë.
Drejtori Gjeneral Mertol Genç me këtë rast tha se punonjësit janë aseti kryesor i kompanisë sonë dhe ne jemi të përkushtuar të iu sigurojmë atyre kushtet më të mira të punës.
"Kjo është njëra ndër qëllimet kryesore sepse punonjësit e kënaqur na sjellin klientë të kënaqur dhe së bashku me të edhe rritje në biznes."
Sigurimi shëndetësor është nënshkruar me Kompaninë e Sigurimeve SIGAL AUSTRIA me seli në Prishtinë.
Ky sigurim përveq Kosovës mbulon edhe vendet rajonale si Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë.