06 Maj 2024

Ligji për Sigurimet Shëndetësore parakusht për zhvillimin e Shëndetësisë

Prishtinë, 19 shkurt -  Ligji për Sigurimet Shëndetësore ka për synim të krijojë parakushtet për qasjen e barabartë në shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kjo u tha sot në tryezën informative që Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi ku anëtarët e saj patën rastin që nga afër të njoftohen me implikimet që ky ligj do të ketë në veprimtaritë e tyre si rrjedhojë e obligimeve që dalin nga implementimi i ligjit.

Arsim Qavdarbasha, Drejtor i Agjencisë së Financimit Shëndetsor, tha ndër të tjerash se përderisa synimi i ligjit është sigurimi i qasjes univerzale tëtë gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në shërbime shëndetësore, gjatë draftimit të tij është kushtuar rëndësi e veçantë që mos të rritet në masë të madhe barra mbi sektorin privat.

Sa i përket afateve kohore, Qavdarbasha sqaroi se ende mbetet ende shumë për t\'u bërë që të mundësohet fillimi i implementimit të ligjit, qoftë sa i përket krijimit të parakushteve teknike, mirëpo edhe në plotësimin e legjislacionit dytësor, dhe se pritet që implementimi i ligjit të fillojë në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.

Ai së bashku me Këshilltarin e Ministrit të Shëndetësisë, Valbon Krasniqi shprehën gatishmërinë e tyre dhe të Ministrisë së Shëndetësisë që të organizojnë takime të ngjashme me komunitetin e biznesit në mënyrë që të adresohen të gjitha çështjet dhe të sqarohen obligimet që lindin nga implementimi i këtij ligji.

Në anën tjetër, Rifat Hyseni, drejtor i Departamentit të Teknologjisë Informative në ATK, tregoi për rolin që ky institucion do ta ketë gjatë implementimit të këtij ligji. Ai tha se shërbimet për procedurat administrative që ndërlidhen me implementimin e këtij ligji do të jenë të lehta, të shpejta, dhe të sakta. Sipas tij, kostoja e këtyre procedurave administrative do të jetë minimale në mënyrë që të mos shtohet barra tek bizneset.

Ndërkohë, Berat Begu, udhëheqës i Divizionit të Raportimit dhe Analizës (Departamenti i Mbikëqyrjes së Sigurimeve) në BQK, tregoi se obligimi kryesor i BQK-së do të jetë mbikëqyrja e këtij fondi dhe instituticioneve financiare nëpërmes të cilave bëhet pagesa e premiumeve.

Anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë patën rastin që të shprehin shqetësimet, rekomandimet dhe vërejtjet e tyre rreth këtij ligji dhe ti adresojnë ato tek panelistët. Ata shprehën gatishmërinë e tyre që të marrin pjesë në takimet e organizuara nga Ministria e Shëndetësisë në mënyrë që ata të kontribuojnënëplotësimin e legjislacionit në këtë fushë,të cilët ata e shohin si shumë të nevojshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)