24 Dhjetor 2024

Ligji për duhanin nuk respektohet

Prishtinë, 24 maj - Që nga dita e mërkurë ka hyrë në fuqi ligji që ndalon konsumin e duhanit, sidomos në ambjente publike. Por, panorama në vend pas një dite të hyrjes në fuqi të tij lë për të dëshiruar, pasi në disa lokale në kryeqytet ai pihej lirshëm.

Blend Zhubi, menaxher në njërën nga kafenetë e kryeqytetit, ka thënë se që nga dita e enjte në lokalin që ai e menaxhon ka filluar të zbatohet Ligji i ri mbi Kontrollin e Duhanit dhe se kanë gjetur mjaft mirëkuptim me kilentët që frekuentojnë këtë kafene.

“Ne menjëherë që nga sot (dje), kemi filluar ta zbatojmë ligjin e duhanit. Edhe klientët përmes mediave kanë dëgjuar për ligjin e duhanit dhe e kanë kuptuar që duhani është i ndaluar në ambientet e mbyllura. Edhe pse sot (dje), është dita e parë që kemi filluar me zbatimin e këtij ligji, nuk kemi pasur asnjë problem me klientët tanë”, ka treguar Zhubi, shkruan Zëri.

Ndërkaq, në njërin prej lokaleve në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, shihej qartë që duhani pihej lirshëm.

Menaxheri i këtij lokali, i cili nuk deshi të prezantohej, ka thënë se ende nuk ka filluar të zbatohet ligji në lokalin ku ai menaxhon. Sipas tij, që nga dita e premte, pra sot, do të fillojë të zbatohet Ligji mbi Kontrollin e Duhanit edhe në këtë lokal.

E përderisa në disa lokale të kryeqytetit është parë që qytetarët lirshëm pinin duhan, krejt të kundërtën e thotë Ibrahim Tershnjaku, shef i Inspektoratit Sanitar të Kosovës.

“Për fat të mirë dje nuk kemi hasur në asnjë konsumator dhe në asnjë subjekt i cili nuk po e zbaton ligjin e duhanit. Është për t’u befasuar qysh subjektet afariste dhe të gjithë qytetarët e kanë marrë me kaq seriozitet punën e ligjit të duhanit”, ka thënë ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)