Ligji kundër duhanit shkelet nga vet institucionet qeveritare
Prishtinë, 21 tetor - Ligji kundër duhanit javëve të fundit është shkelur jo vetëm nga individë, por edhe nga zyrtarët e gjykatave dhe nga institucionet qeveritare.
Po ashtu janë shtuar ankesat dhe denoncimet, bëjnë të ditur institucionet që janë të angazhuara në implementimin e këtij ligj.
Ata vlerësojnë se duhet shtuar inspektimet dhe veprimet e gjykatave ndaj shkelësve.
Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, ka bërë të ditur se ditëve të fundit në numrin e kontaktit që pranon ankesat e qytetarëve për shkelje të Ligjit për kontrollin e duhanit, ka pasur dhjetëra denoncime nga qytetarët.
Ka pasur ankesa për disa lokale ku qytetarët kanë denoncuar shkeljen e Ligjit dhe ka pasur një ankesë edhe për një dyqan privat që u shet fëmijëve cigare jo me pako, por me copë. Nëse i referohemi krejt vitit, përmes këtij numri ka pasur rreth 300 denoncime të shkeljes së Ligjit për kontrollin e duhanit, ka thënë ai.
/koha/