Liberi, 268 të vdekur nga virusi Ebola
Libberi, 6 gusht - Autoritetet liberiane njoftuan të martën se virusi Ebola ka shkaktuar 268 të vdekur në vend, nga të cilët 37 janë punonjës të shëndetësisë.
Një zyrtar liberian deklaroi për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua se deri në datën 2 gusht janë zbuluar 2497 raste të infektuara nga virusi Ebola.
Organizata Botërore e Shendetësisë ka raportuar se deri në 1 gusht, në Afrikën Perëndimore janë regjistruar 1603 raste të dyshuara me virusin Ebola dhe 887 të vdekur.