Letonia do të mbështet Kosovën luftimin e TB-së
Riga, 31 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani sot në dy takime të ndara ka biseduar me homologun e tij letonez, Guntis, respektivisht me Nicolas Cantau, përfaqësues i Fondit Global, në kuadër të zhvillimeve të Konferencës së Parë për Partneritet Lindor për Tuberkuloz, e cila konferencë po mbahet në Riga të Letonisë.
Ministri Rrahmani shprehu mirënjohjen e tij Ministrit Belēvičs për ftesën drejtuar Kosovës për këtë konferencë si dhe për organizimin e saj.
Ministri Rrahmani ka njoftuar homologun e tij me reformat e filluara në shëndetësinë kosovare, me theks te veçantë rreth organizimit te Odave Profesionale Shëndetësore dhe Ligjit për Sigurime Shëndetësore.
Ministri Belēvičs falënderoj Ministrin Rrahmani për pjesëmarrjen e tij ne konferencë, si dhe e njohu atë, me planet dhe praktikat e shtetit të Letonisë në menaxhimin e sektorit shëndetësor.
Ministrat Rrahmani e Belēvičs u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.
Ndërsa Ministri Rrahmani në takimin me përfaqësuesin e Fondit Global ka falënderuar z. Cantau, për kontributin e FG ne luftimin e HIV/AIDS-it dhe TB-së.
Kurse Cantau siguroi Ministrin Rrahmani për mbështetjen e FG, në veçanti në luftimin e TB-së.