Lëngu i frutave nuk është aq i shëndetshëm
Londër, 11 nëntor - Lëngjet e frutave duhet të hiqen nga lista e rekomanduar e gjërave të shëndetshme, thotë një studim.
Action on Sugar, grup i specialistëve të të ushqyerit, me seli në Britani, thotë se shumë lëngje për fëmijë përmbajnë së paku gjashtë lugë sheqer më shumë se Coca Cola dhe vijnë në kartona më të mëdhenj seç rekomandohet.
Shumë prindër vazhdojnë të blejnë lëngje frutash për fëmijët e tyre, duke menduar se zgjedhin prodhime të shëndetshme; fëmijëve duhet tiu jepen lëngje sa më pak që të jetë e mundur, thotë specialistja e të ushqyerit, Kawther Hashem, raporton BBC.
Sipas saj, lëngu i frutave duhet të jetë një pije e rastit dhe jo e përditshme.