02 Maj 2024

LDK: Sistemi shëndetësor po degradon

Prishtinë, 10 mars - Sitemi shëndetësorë në Kosovë po shkon drejt degradimit. Këtë gjë e ka thënë në konferencën e sotme Kosovës. Sipas tyre situata e sitemit shëndetësorë nga viti në vit po përkeqësohet dhe për këtë fajësojnë qeverinë e vendit.

Koordinatori i këtij grupit, Avdyl Krasniqi ka thënë se problemi kryesor në këtë kohë në institucionet shëndetësore publike është mungesa e barnave, që shumica e pacientëve duhet të i blejnë ato, transmeton Telegrafi.

“Temë e paevitueshme është furnizimi me barna, kemi përsëritur disa herë, por për fat të keq rezultatet e këtyre vërejtjeve tona janë minimale. Kështu që furnizimi me barna dhe me material shpenzues është në nivelin më të ultë të mundshëm.\"

\"Mungojnë ilaçet dhe materiali shpenzues mjekësor elementar për funksionim të reparteve më vitale siç janë qendrat emergjente sallat operacioni, kujdesi intensiv, sallat e lindjes e tjerë. Pacientët e hospitalizuar janë të detyruar të blejnë shumicën e ilaçeve, duke përfshirë këtu edhe substancat narkotike, të cilat në çdo vend të botës distribuohen vetëm nëpër spitale dhe janë nën kontroll rigoroz të institucioneve spitalore”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij miratimi i Ligjit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, pa Ligjin për Sigurime Shëndetësore dhe pa sistemin informativ shëndetësor, e bënë këtë ligj të pazbatueshëm në praktikë.

Krasniqi po ashtu ka thënë se një problem tjetër është numri i madh i specializantëve të cilët janë të papunë.

Grupi i ekspertëve për  Shëndetësi i LDK-së propozon që të ndërmirren masa urgjente për furnizimin me barëra dhe material shpenzues, në radhë të parë për shërbimet prioritare urgjente sic janë qendrat emergjente, sallat e operacionit, kujdesi intenziv e të ngjashme, të rritet kontrolli substancave narkotike dhe të njajtat të qarkullohen vetëm nëpër institucionet spitalore konform rregullave dhe ligjit.

LDK po ashtu propozon qe të ndërpritet praktika e menaxhimit të institucioneve shëndetësore nga UD në kundërshtim me ligjet në fuqi. Shkelësit e procedurave të konkursit të identifikohen dhe ndëshkohen.

Ndarja e specializimeve të planifikohet sipas nevojave të vendit dhe të njejtat të ndahen sipas suksesit dhe rezultateve gjatë procesit kualifikues e jo në baza klanore dhe nepotike.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)