LDK shpërndau dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara
Prishtinë, 27 dhjetor - Forumi i Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara në shoqatën "Hendikos", me rastin e festës së Vitit të Ri.
Me këtë rast, kryetarja Lirije Kajtazi tha se: "Forumi i Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka në program sodaliritetin që nga themelimi dhe në vazhdimësi jemi munduar të jemi me afër, t'i përkrah fëmijët në mënyrë që sadopak tu ofrojmë një gëzim dhe buzëqeshje. Forumi iGruas edhe në të ardhmen do të perpiqet që të përkrahë projekte të cilat kontribojnë në mirëqenin në përgjithësi e posacërisht për fëmijët me aftësi të kufizuara."
Dhuratat janë donacion i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, z. Hashim Deshishku.
Kryetari i "Hendikosit" për regjionin e Prishtinës, Faruk Kukaj, falënderoi kryetaren dhe potencoi se LDK-ja është e vetmja që është kujdesur t'i gëzojë fëmijët në nevojë dhe që të perkrah "Hendikosin".