Lansohet Programi për Skriningun e Kancerit të Qafës së Mitrës në Pejë
Pejë, 18 dhjetor - Sot u lansua programi për Skriningun e Kancerit të Qafës së Mitrës në Komunën e Pejës.
Kjo është komuna e katërt ku lansohet ky program, pas suksesit jashtëzakonisht të madh në Komunën e Prishtinës, Prizrenit dhe Mitrovicës. Ky është hapi i radhës drejt zgjerimit të Programit të Skriningut në nivel nacional.
Ky program do të mundosojë ofrimin e Pap-testeve falas për gratë në Komunën e Pejës.
Përpos ofrimit të këtij shërbimi të ri në kuadër të kujdesit parësor, palët synojnë poashtu që të inicojnë diskutime në mes të institucioneve dhe grupeve të interesit me qëllim të hartimit dhe implementimit të politikave shëndetësore që ndërtojnë një sistem cilësor të skriningut të kancerit të qafës së mitrës si e drejtë shëndetësore, e paraparë me Ligjin për Shëndet Riprodhues si dhe e planifikuar në Programin Nacional për Kontrollin e Kancerit.
Programi për Skriningun e Kancerit të Qafës së Mitrës është tejet i rëndësishëm për shëndetin publik, duke mundësuar zbulimin e hershëm të qelizave jonormale të qafës së mitrës dhe trajtimin e tyre me sukses për të parandaluar zhvillmin e këtij kanceri, duke shpëtuar kështu jetët e grave në Komunën e Pejës.
Ky program u lansua në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë, Departamentin për Shëndet dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Spitalin Rajonal të Pejës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe mbështetet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara - UNFPA, Zyra në Kosovë.