Lansohet Kampanja #VendoseMasken
Prishtinë, 16 qershor - Platforma CiviKos rrjeti i organizatave të shoqërisë civile në Kosovë në bashkëpunim me organizatat Artpolis, Democracy Plus, PEN, Fondacioni Kosovar për Shoqëri civile (KCSF), dhe YMCA fillojnë kampanjën online #VendoseMasken.
Kjo kampanjë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve të Kosovës mbi rëndësinë e përdorimit të maskave në ambiente publike.
Kampanja online #VendoseMasken do të filloj sot me një aksion simbolik përmes shpërndarjes së disa maskave në pikat e poshtëcekura në qytetin e Prishtinës.
Pas lansimit të kampanjës online dhe aksionit për shpërndarjen e maskave CiviKos do të inkurajoj organizatat e shoqërisë civile që të promovojnë këtë kampanjë online si dhe të ndërmarrin aksione të ngjashme në të gjitha qytetet e Kosovës.
Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe respektimi i rekomandimeve të institucioneve duhet të jetë prioritet për të gjithë.