23 Dhjetor 2024

Lakorja e infeksionit me COVID-19 në Gjilan po bie vazhdimisht

Gjilan, 21 shtator – Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, është mbajtur të hënën takimi i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku është bërë vlerësimi i përgjithshëm.

Në takim, nënkryetari Ismajli ka thënë se ndihet mirë që lakorja e infeksionit me COVID-19 në Gjilan po bie fal përkushtimit institucional dhe lojatitetit qytetar.

Por, në takimit e sotëm ka dalë apeli i përbashkët për qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve, përfshirë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale.

Pasqyra e përgjithshme e përballjes së komunës së Gjilanit me pandeminë është kjo: 975 të infektuar në total, 860 të shëruar, 71 raste active, 18 të hospitalizuar dhe 44 të vdekur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)