Kuvendi i të Rinjve nderon me mirënjohje Ministrin Rrahmani
Ministri Rrahmani i ka njoftuar të rinjtë me procese të ndryshme të cilat është duke i zhvilluar Ministria e Shëndetësisë në procesin e reformave shëndetësore.
Në takim është biseduar, gjithashtu, për bashkëpunimin e deritanishëm të Ministrisë me Kuvendin e të Rinjve të Kosovës dhe një rëndësi e veçantë i është kushtuar aktiviteteve që lidhen me sensibilizimin, promovimin dhe zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Kuvendi i të Rinjve të Kosovës ka nderuar me mirënjohje Ministrin Rrahmani për përkrahjen e dhënë në realizimin e projektit: Java e Sensibilizimit Shëndetësor.