24 Dhjetor 2024

Kuvendi i Odës së Mjekëve mbahet me 17 tetori

Prishtinë, 7 gusht - Ministria e Shëndetësisë shpalli sot datën 17 tetor 2013 si ditë të zgjedhjeve për Kuvendin e Odës së Mjekeve të Republikës së Kosovës, organ ky i themeluar me Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësor të Kosovës.

Ky vendim u bë sot i njohur në një konferencë për media, të mbajtur në Ministrinë e Shëndetësinë e Shëndetësisë, ku u bë e ditur se krahas vendimit për themelimin e Odës së Mjekëve të Kosovës dhe caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e saj, është nxjerrë edhe vendimi edhe për themelimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për Odën e Mjekëve, për Sekretariatin e KQZ-së, Rregullorja për procedurat edhe mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të organeve të Odës si dhe Statuti i përkohshëm i Odës së Mjekëve të Republikës së Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, prof. dr. Ferid Agani, tha se dita e sotme paraqet një moment tjetër historik për shëndetësinë kosovare, me që për herë të parë, Kosova do ta ketë Odën e Mjekëve të saj, e cila do t’u jap autonominë vet profesionistëve të fushës që të vendosin për çështjet siç janë regjistrimi dhe licencimi i mjekëve, shkollimi specialistik, zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe çështjet etike profesionale, përgjegjësi këto që deri tash ishin kryer nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Tani e tutje me këto çështje do të merret Oda e Mjekëve të Kosovës, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do ta ketë rolin e politikëbërësit, mbikëqyrësit dhe rregullatorit”, tha Ministri Agani.

Ministri tha se me krijimin e Odës së Mjekëve të Kosovës, krijohen mekanizmat dhe adresa  ku mund të shtrohen e zgjidhen këto çështje dhe më nuk do të ketë fshehje prapa institucioneve qeveritare, por do të rritet përgjegjësia publike dhe llogaridhënia për aspektet me të cilat do të merret Oda e Mjekëve të Kosovës.

“Themelimi i Odës së Mjekëve paraqet një moment të rëndësishëm të ngritjes së përgjegjësisë publike si ndaj qytetarëve ashtu edhe ndaj profesionit të mjekëve”, tha Ministri.

Ai theksoi se kalimi i përgjegjësive që u takojnë tek mjekët sipas ligjit, do t’i përparojë dukshëm raportet jo vetëm brenda komunitetit të mjekëve, por edhe pacientëve, sepse organet e Odës së Mjekëve që do të formohen si  Prokurori dhe Gjykata e Nderit, do të jenë instrumente të rëndësishme ligjore të cilat do të ndikojnë në ngritjen e shkallës së përgjegjësisë gjatë ushtrimit të profesionit mjekësor, dhe me këtë do të ngrihet edhe cilësia e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Kurse, dr. Hysni Bajrami, kryetar i Grupit punues për hartimin e Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor të Kosovës tha se pas zgjedhjeve për Kuvendin të Odës Mjekësorë, mjekët nuk do ta kenë të lehtë ta anashkalojnë përgjegjësinë në rast se lëshojnë ndonjë gabim profesional, sepse do të hetohen e ndiqen ligjërisht nga organet e Odës.  Ai u shpreh optimist se procesi i zgjedhjeve do të jetë i suksesshëm dhe t’i përmbush standardet e larta.

Në procesin për zgjedhjet për Kuvendin e  Odës së Mjekëve të Kosovës pritet të marrin pjesë mbi 4200 mjekë të licencuar në Republikën e Kosovës.

Me Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësor në Kosovë, përveç Odës së Mjekëve, do të themelohen edhe Oda e Stomatologëve, Oda e Farmacistëve, Oda e Infermierëve dhe Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)