23 Dhjetor 2024

Kujdesi parësor Shëndetësor me prioritet edhe gjatë vitit 2012

Prishtinë, 15 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Tolaj, me bashkëpunëtorë, morën pjesë sot në një takim me Drejtorë të drejtorateve komunale të shëndetësisë dhe drejtorë të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare, i cili u mbajt në Qendrën e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Në këtë takim, Ministri Agani i ka njohur drejtuesit e këtyre institucioneve me zhvillimet aktuale në shëndetësi, proceset që po zhvillohen, si dhe është zhvilluar një bashkëbisedim, gjatë të cilit Ministri dhe Sekretari u janë përgjigjur interesimit të pjesëmarrësve dhe aspekteve të ndryshme që lidhen lidhur me funksionimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kosovë.

Duke folur për procesin e reformave në shëndetësi, Ministri Agani tha se tashmë Ministria ka hartuar Ligjin e ri të Shëndetësisë dhe Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore, për të cilin në fund të muajit do të zhvillohen diskutime për finalizimin e aspekteve të tabelave financiare me një ekspert nga Uashingtoni, pas të cilës fazë, ligjet duhet të miratohen.

“Me miratimin e Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore do të krijohet një realitet tjetër në shëndetësi, natyrisht të gjitha problemet nuk do të zgjidhen si me shkop magjik, por do të qartësohen shumë zgjidhje në shëndetësinë kosovare, duke e përmirësuar edhe financimin”, tha Ministri Agani.
 
Ai rikujtoi se MSH është e vetmja Ministri që ka nënshkruar Kontratën Kolektive me FSSHK-në dhe po e zbaton atë, ndërsa kërkoi që përmirësimi i pozitës materiale të punonjësve shëndetësor të përkthehet edhe në shërbime shëndetësore më të mira për qytetarët nga ana e tyre.

Ministri tha se Kujdesi parësor Shëndetësor është nivel shumë i rëndësishëm dhe gjatë vitit 2012, do të fillojë të zbatohet koncepti i Mjekësisë Familjare.

Në këtë takim, është biseduar edhe rreth Sistemit të Informimit Shëndetësor dhe dokumenteve unike shëndetësore e po ashtu edhe rreth planifikimit dhe furnizimit me barna në Kujdesin Parësor Shëndetësor, ku është kërkuar një planifikim s amë serioz dhe i bazuar në mundësitë reale që janë sipas buxhetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)