22 Dhjetor 2024

Kryhet sekuencionimi i virusit të etheve hemorragjike krime kongo

Prishtinë, 19 korrik - Gjatë javës 11-15 korrik 2011 në Departamentin e Mikrobiologjisë, Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës është kryer për herë të parë në Kosovë sekuencionimi i virusit të Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK) nga dy mostra të pacientëve që kanë qenë në trajtim në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse në QKUK.

Sekuencionimi është proces përmes të cilit përcaktohet renditja e nukleotideve në fragmentin e caktuar të ADN-së e cila në rastin e mikrobiologjisë mundëson klasifikimin e mikroorganizmit si dhe pozicionet e mundshme të mutacioneve në strukturën gjenetike të mikrorganizmit. 

Sekuencionimi i virusit të EHKK është sekuencionimi i parë i ndonjë mikroorganizmi që është kryer ndonjëherë në Kosovë dhe është mundësuar përmes aparaturës që është siguruar nga projekti i Bankës Botërore për Gripin e Shpezëve që ka përfunduar në mars të vitit 2011 si dhe me asistencën teknike të mikrobiologut Lluka Fajs nga Instituti për Mikrobiologji dhe Imunologji, Universiteti i Lubjanës, Slloveni.

Dy virusët e EHKK të izoluar nga pacientët kosovar dhe të cilët për fat të mirë i kanë shpëtuar më së keqes sipas drurit filogjenetik i takojnë virusit të EHKK Kosova Hoti.          

Kryerja e sekuencionimit paraqet një të arritur të madhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike duke treguar në këtë mënyrë se edhe në rrethana me kushte të limituara financiare, por me entuziazëm të lartë të personelit mund të kryhen ekzaminime laboratorike të nivelit të lartë shkencor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)