Kryhet operacioni pa asistim të aparatit të qarkullimit jashtë truporë

Prishtinë, 12 qershor - Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë është kryer operacioni në zemër të hapur me teknikën e re, pa asistim të aparatit të qarkullimit jashtë truporë, pa e ndalur punën e zemrës, metoda (Beating Heart Surgery Off- Pum).
Pacienti që ka përfituar nga ky operacion është K. Beka (1964), ai tani ka gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon trajtimin e mëtejmë në Shërbimin e Kardiokirugjisë me gjendje stabile shëndetësore.
Operacioni është kryer me sukses të plotë nga Prof. dr Adem Grbolar dhe Dr. Bekim Dula dhe ka zgjatur 1 orë.
QKUK në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe profesionistët shëndetësorë në Shërbimin e Kardiokirurgjisë po vazhdojnë punën e tyre për të ofruar shërbime kardiokirurgjike me metotoda bashkëkohore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.