17 Maj 2024

Kryhet operacioni i aneurizmës gjigante të arteries së shpretkës në veshkë

Prishtinë, 9 janar - Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, për herë të parë është kryer një intervenim  kirurgjik te një paciente e moshës së shtyrë, e cila kishte  një aneurizëm (zgjerim) gjigante të arteries së shpretkës dhe një cistë enorme në veshkën e djathtë. Incidenca e aneurizmës të arteries së shpretkë është rreth 1%.
 
Pacientja F. Gj(1944) kishte dhembje barku, për shkak të zgjerimit të arteries së shpretkës me dimensione14 x12cm dhe një cistë të madhe në veshkën e djathtë me dimensione 14.02cm.

 Duke qenë të vetëdijshëm se bëhej fjalë për një rrezik të madh(vdekshmëria te rastet e tilla deri 50%)  në rast të plasjes së aneurizmës, ekipa mjekësore në përbërje të Ass.Dr. Lulzim Vokrri, Mr.sc, kirurg vaskular, Dr.HarijetaZherka, Dr.sc, Dr.HajrizRudari, në mbështetje të kirurgut abdominal dhe ekipit të anestezionit,  në konsultim me urologun,vendosën që pacientja t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik.

 Rastet e tilla me dimensione kaq të zgjeruara, më parë nuk ishin operuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare dhe po ashtu dimensionet e tilla nuk janë raportuar në literaturën mjekësore, që nga viti 2005.

Pas operacionit,  janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacientja pas 6 ditëve të hospitalizimit është lëshuar në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Detajet shtesë mund t\'i merrni nga dr. Lulzim Vokrri, specialist i kirurgjisë vaskulare në numrin  044 159 166 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)