Kryhet një operacion i ndërlikuar tek një ish- luftëtarë i UÇK-së
Prishtinë, 11 prill - Në Repartin e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është prezantuar rasti i operacionit të suksesshëm i pacientit Kadri Siarina (1979), i cili kishte probleme me komunikimin e gjakut arterial dhe atij venoz në këmbën e majtë përmbi gju, që ishte shkaktuar më herët si pasojë e plagosjes në luftë si ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pacienti Siarina, më herët kishte kërkuar trajtim në Spitalin Acibadem në Turqi dhe i është thënë se për ta kryer këtë intervenim duhet paguar 13.000 euro, por nuk i ishte premtuar se operacioni do të kishte sukses, meqë rrezikshmëria ishte e madhe.
Dr. Valbon Gashi, kirurg vaskularë, i cili ka kryer operacioni tha se pacienti ka pasur probleme me komunikimin e gjakut arterial dhe atij venoz në këmbën e majtë përmbi gju, e cila ishte shkaktuar si pasojë e plagosjes me armë zjarri.
Pacienti ishte plagosur si ushtarë i UÇK-së gjatë luftës, para 12 viteve dhe duke pasur parasysh faktin se bëhej fjalë për një ndërhyrje të vështirë, i ishte rekomanduar të shkonte ta kryente intervenimin në Turqi me metoda të mbyllura, por ata nuk i kishin premtuar se do të siguri, meqë rrezikshmëria është tejet e lartë.
Ai tha se pacienti ishte kthyer nga Turqia pa kryer operacioni dhe prapë kishte kërkuar mjekim në QKUK, përderisa pasi ishte konsultuar me ekipin mjekësore kishte vendosur që intervenimin ta kryenin në QKUK.
Operacioni ka zgjatur 5 orë, nuk ka pasur komplikime dhe pacienti tani mund të ecë dhe nuk ka problemet që kishte më herët
Dr. Gashi, apeloi tek të gjithë pacientët që mos të drejtohen pa nevojë jashtë vendi, shumica e intervenime nga kirurgjia vaskulare mund të kryhen edhe në QKUK.
Në anën tjetër, pacienti Kadri Siarina, tha se fillimisht i ishte thënë se mund të kishte komplikime gjatë operacionit dhe ishte drejtuar për operacion jashtë vendi.
Kam qenë në Turqi në Spitalin Acibadem, më kanë thënë se operacioni është me rrezikshmëri të madhe dhe nuk më garantuan se do të kisha sukses.
Ai tha se pas operacionit që ka kryer Dr. Gashi, tani ai po mund të ecë pa probleme dhe nuk ka dhembjet që dikur i ndjente.
Gjatë luftës nuk kam kryer operacion, por vetëm më është lidhur plaga, në vitin 2005 kanë filluar të shfaqen problemet, kisha mpirje këmbe dhe probleme të tjera