24 Dhjetor 2024

Kryhet intervenimi i parë me laparoskopi për heqje të tumorit

Prishtinë, 31 korrik - Në Klinikën e Kirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për  herë të parë është kryer intervenimi me laparoskopi, për heqjen e tumorit cistik në abdomen të cilat operacione deri më tani janë kryer me kirurgji të hapur.

Pacientja e cila ka përfituar nga ky operacion është V. A. (1997) nga Prishtina, ajo tani ka gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet që sot të lirohet nga spitali.

Intervenimi është kryer me sukses të plotë nga Dr. Salih Krasniqi, Dr. Sadik Llullaku, Dr. Ismet Shaqiri dhe ka zgjatur 01:30 min.

Avantazhet e këtij intervenimi në raport me operacionin klasik janë të mëdha ndër të cilat po i përmendim:

a)      Ndërhyrja pa prerje klasike të barkut,

b)     Koha më e shkurtë e rikuperimit shëndetësor të pacientit (qëndrimi në spital vetëm dy ditë), si dhe

c)      Kostoja shumë më e ulët se ndërhyrja klasike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)