22 Dhjetor 2024

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri vaksinohet kundër COVID-19

Gjilan, 2 prill - Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë i pari në këtë komunë që e ka marrë vaksinën anti-COVID-19, në shenjë sensibilizimi për vaksinim të të gjithëve,

“Unë i jam paraqitur thirrjes për vaksinim anti-COVID-19 për të filluar sensibilizimin. Me dëshirën time personale do t’ia lejoja një personi më të moshur për t’u vaksinuar, por këtë e bëra për shkak të nevojës që të krijojmë besim tek vaksina”, ka thënë Haziri.

“Përpos punëtorëve shëndetësorë, besojmë shumë që së shpejti do të fillojmë vaksinimin edhe për personat mbi moshën 75 vjeçare, të cilët janë regjistruar. Unë i ftoj të gjithë që të lajmërohen për ta marrë vaksinën kundër COVID-19 në momentin që do t’i kemi dozat”, shtoi Haziri.

Haziri bëri të ditur se në ditën e 389, në Gjilan aktualisht janë 765 raste aktive, ndërkohë që 110 qytetarë janë në hospitalizim.

Ai bëri të ditur se vetëm ditën e enjte, tri ekipet e shëndetësisë primare kanë bërë 95 vizita në shtëpi, duke iu dhënë shërbime personave të prekur nga ky virus.

Haziri ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i zbatojnë masat kundër përhapjes së virusit.

Ndryshe, Gjilani është furnizuar me 980 doza të vaksinës kundër COVID-19 për punëtorët shëndetësorë.

Pas Haziri, vaksinën e mori edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike, dr. Ajhane Sefiu dhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Lutfi Haziri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)