27 Dhjetor 2024

Kryetari Bahtiri kërkon zbatimin e Ligjit kundër duhanit

Mitrovicë, 13 janar - Drejtuar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, dhe nënkryetari, Faruk Mujka, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar disa pika të rendit të ditës, që janë me interes për qytetarët e komunës së Mitrovicës.

Fillimisht drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, ka njoftuar ekzekutivin lidhur me inkasimin e të hyrave vetanake për vitin 2019 në Komunën e Mitrovicës, me ç’ rast krahasuar me vitin 2018, Komuna ka pasur rritje prej 15,20% (apo 304,189.32 euro), ndërsa sa i përket planifikimit për vitin 2019, ka arritur ti realizoj 93,56% të planifikimit apo ka inkasuar 2,305,615.56 euro, ndërkaq inkasimi i të hyrave vetanave në vitin 2018 ishte 2,001,426.24 euro.

Ndërsa drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, njoftoi bordin lidhur me inspektimet e Inspektorëve komunal në lirimin e hapësirave publike të datës 11.01.2020, si dhe me datë 12.01.2020 inspektimin e subjekteve afariste lidhur me vendimin për respektim të orarit të punës.

Po ashtu në këtë mbledhje, kryetari Bahtiri me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të qytetarëve, kërkoi nga Drejtoria e Inspeksionit të zbatojnë Ligjin për Kontroll Duhani Nr. 04/L-156, në të gjitha subjektet afariste, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese përmes shqiptimit të gjobave.

Në fund drejtori për Arsim, Egzon Jashari, theksoi se janë bërë të gjitha përgatitjet adekuate për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë për institucionet edukativo-arsimore, dhe iu uron një vit të mbarë dhe të suksesshëm të gjithë nxënësve, prindërve dhe personelit arsimor në Mitrovicë.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)