Kryeprokurori Lumezi rezulton pozitiv me koronavirus
Prishtinë, 16 gusht - Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dje e ka bërë testin për Covid19, me ç’rast ka rezultuar pozitiv.
Nga momenti i testimit, Kryeprokurori Lumezi është vetizoluar.
Gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit të Shtetit është e stabile dhe është duke e marrë trajtimin e duhur mjekësor.