27 Dhjetor 2024

Kryeparlamentarja Osmani premton që shëndetësia të bëhet prioritet i Qeverisë

Prishtinë, 4 shkurt - Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, vizitën e parë jashtë ambienteve të Kuvendit, në cilësi të kryeparlamentares, e ka realizuar në Klinikën e Neonatologjisë në SHSKUK.

Gjatë qëndrimit në këtë klinikë, kryeparlamentarja Osmani, ka vizituar ambientet e brendshme të klinikës dhe ka takuar pacientët dhe punëtorët shëndetsorë.

Kryetarja Osmani tha se ka dëshiruar që vizitën e parë ta realizojë pikërisht në vendin ku fillon jeta, pra në Klinikën e Neonatologjisë, duke përcjellë kështu një mesazh dhe simbolikë të veçantë.

Ajo deklaroi se do të punojë për të bërë të pamundurën që shëndetësia të bëhet prioritet i Qeverisë.

"Falënderoj të gjithë doktorët e infermierët që bëjnë të pamundurën për fëmijët. Kam ardhur në vizitën e parë aty ku fillon jeta, për të treguar se prioritetet dhe realizimi i tyre i takon qeverisë, por ne si Kuvend do të bëjmë të pamundurën që shëndetësia të jetë prioritet”, theksoi kryeparlamentarja Osmani, duke shtuar se në qoftë se nuk ndërtohen politika shëndetësore të mirëfillta, atëherë nuk mund të ketë as shtet.

"Neonatologjia është vendi ku unë i kam lindur dy vajzat. Pasi të fillojë ndërtimi i Klinikës së re, do të ketë kushte më të mira. Edhe sot ka mungesa, por ne duhet të punojmë punojmë që këto kushte të përmirësohen", theksoi Osmani. 

Kryeparlamentarja Osmani foli gjithashtu edhe për Ligjin për pagat, duke shtuar se punëtorët shëndetësorë meritojnë paga më të larta, pavarësisht ligjit. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)