23 Dhjetor 2024

Kryeministri Hoti shërohet nga koronavirusi

Prishtinë, 19 gusht - Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se është shëruar nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri Covid 19.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se është rikthyer në zyrë, pasi u trajtua për dy javë dhe qëndroi në izolim.

“Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)