Kryeministri britanik, Johnson rezulton pozitiv me koronavirus
Prishtinë, 27 mars - Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson njoftoi se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19).
Johnson, lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një video-mesazhi nga llogaria e tij në Twitter, duke treguar se në 24 orët e fundit ka shfaqur simptoma të lehta, pas së cilës është bërë testimi dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai tha se është vetkarantinuar, duke shtuar se punët e qeverisë do t'i bëjë nëpërmjet video-konferencës.
Ditë më parë edhe Princi i Kurorës, Charles rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.