26 Dhjetor 2024

KPM inkurajon gazetarët të raportojnë në mënyrë profesionale lidhur me COVID-19

Prishtinë, 16 mars - Duke vlerësuar angazhimin e të licencuarve gjatë raportimit dhe mbulimit të situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM)  fton të gjitha mediat që të vazhdojnë të kontribuojnë me profesionalizëm në mbulimin e zhvillimeve rreth kësaj gjendjeje.

Roli i mediave në mbulimin e ngjarjeve të tilla, siç po ballafaqohet edhe vendi ynë me COVID-19, është thelbësorë dhe për këtë, KPM e çmon lartë angazhimin e të gjithë gazetarëve dhe Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA), të cilët kontribuojnë në informimin e drejtë të publikut, duke inkuarajuar të gjithë gazetarët të bëjnë punën e tyre në mënyrë sa më profesionale.

Meqë roli i mediave në informimin e publikut është i një rëndësie të veçantë edhe në këtë situatë emergjente, KPM i udhëzon të gjitha OSHMA-të që, gjatë raportimit, të sigurohen se të dhënat e transmetuara të jenë të verifikuara dhe të bazuara në informacionet zyrtare, duke vepruar kështu sipas standardeve profesionale të gazetarisë. Gjithashtu, ju udhëzojmë që të respektohet privatësia e individëve të prekur me virusin COVID-19, dhe bazë për këtë është Kodi i Etikës për OSHMA-të.

Rëndësi të posaçme gjatë kësaj periudhe, ka informimi i drejtë i qytetarëve duke pas për  qëllim edukimin e tyre lidhur me trajtimin e COVID-19, përfshirë marrjen e masave parandaluese; masave mbrojtëse dhe udhëzimet që kanë të bëjnë me mbrojtjen shëndetësore dhe higjienike ndaj këtij virusi.

Raportime të tilla duhet të bazohen tek ekspertët e fushës apo organizatat komptetente, në mënyrë që të mos shkaktohet panikë dhe shqetësim tek qytetarët e vendit.

KPM vlerëson lartë angazhimin e secilit gazetar dhe medium, duke e vënë edhe veten tuaj në rrezik, me të vetmin qëllim për të qenë në shërbim të publikut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)