Kosovës i shtohen edhe 34 te infektuar me koronavirus
Prishtinë, 24 prill - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njfotuar se sot me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e katër raste.
"Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej 34 raste", ka njoftuar IKSHPK.
Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë raste nga komuna e Gjilanit - sipas vendbanimit: shtatë raste Gjilan, shtatë raste Livoç i epërm dhe një rast Kosaçë, gjashtë raste nga komuna e Prizrenit - sipas vendbanimit: pesë raste Prizren dhe një rast Gërnçar, pesë raste nga komuna e Ferizajit - sipas vendbanimit: katër raste Mirash dhe një rast Ferizaj, dy raste me vendbanim në Rahovec, dy raste nga komuna e Dragashit - sipas vendbanimit një rast Zaplluzhë dhe një rast Plavë dhe me nga një 1 rast vendbanimet: Prishtinë, Skenderaj, Lladrovc-Malishevë dhe Zveçan.
Sot gjithashtu janë shëruar edhe tre pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e dy raste.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 24 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.807.240 raste të COVID-19 dhe 195.796 raste të vdekjes.