Kosovarët shesin spermë dhe vezore në Maqedoni
Prishtinë, 19 maj - Mjekëve kosovarë u është ofruar një mundësi për të përfituar para të majme jashtëligjshëm nga referimi për dhurim të spermës së kosovarëve përmes një bashkëpunimi, që profesionistëve shëndetësorë ua ka ofruar klinika për IVF Newborn Clinic me seli në Shkup të Maqedonisë.
Ndonëse ligjet në fuqi të Kosovës parashohin masa të ashpra për kompensim në këtë veprimtari, spitali maqedonas ka ofertuar një numër të madh të mjekëve kosovarë, kryesisht gjinekologë, shkruan Zëri.
Mjekët kosovarë për çdo pacient që dërgojmë për dhurim të spermës në klinikën Bewborn Clinic në Shkup, përfitojnë nga spitali 250 euro. Ndërsa për dhurim të embrioneve dhe qelizave vezë nga pacientet po përfitojnë nga 300 euro dhe nga 200 euro për procedurat e IFV-së.
/Zëri/