Kosova sot regjistron 263 raste të infektimit me koronavirus
Prishtinë, 9 gusht - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur se pas testimit të 3,008 mostrave sot ka regjistruar 263 raste të infektimit me koronavirus.
Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 69 persona.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur raportime për të vdekur me këtë virus.
IKSHPK-ja ka njoftuar se më 9 gusht janë shëruar tetë pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 2,271.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 110,194 pacientë me këtë virus.
Prej tyre 2,271 kanë vdekur.