Kosova sot nuk shënon asnjë rast me koronavirus
Prishtinë, 24 maj - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 138 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren ku me me SARS-CoV-2 nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv.
Sot po ashtu janë shëruar 4 persona dhe deri më sot numri i përgjithshëm i të shëruarve është 789 raste.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 24 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.453.185 raste të COVID-19 dhe 345.077 raste të vdekjes.