Kosova regjistron shtatë viktima dhe 335 raste me COVID-19
Prishtinë, 24 prill - Brenda 24 orëve Kosova regjistroi shtatë viktima dhe 335 raste të reja me koronavirusi.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (67 vjeç), Gjakovë 1 rast (88 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Novobërdë 1 rast (50 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Rastet e reja dalin pas testimit të 3.252 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.
Gjatë 24 orëve, IKSHPK-ja njofton se janë shëruar edhe 484 pacientë, duke e çuar në 90.812 numrin e të shëruarve, që prej paraqitjes së pandemisë në Kosovë.
Ndërkaq, shifra më e lartë e të infektuarve është regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 55 raste të reja.
Që prej 13 marsit, 2020, e deri më 24 prill, 2021, Kosova ka regjistruar 103.815 raste me COVID-19 dhe 2.125 viktima.