Kosova regjistron 5 vdekje dhe 1 765 raste me koronavirus
Prishtinë, 17 gusht - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
IKSHPK po ashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 5 të vdekur nga koronavirusi i ri.
Sipas njoftimit, viktimat ishin nga Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vitisë.
Nga grupmosha 20-29 vjeç të infektuar janë 434 persona, ndërkaq nga 30-39 vjeç janë infektuar 285 vetë.
Po ashtu, nga mosha 10 deri 19 vjeç, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orëshin paraprak kanë dalë pozitivë me COVID-19, 179 persona.
Aktualisht raste aktive në Kosovë janë 10.183. Sipas njoftimi, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 121 pacientë.
Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 17 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 118.752 raste me COVID-19, ku 2.286 kanë përfunduar me fatalitet.