Kosova regjistron 1 vdekje dhe 720 raste të reja me koronavirus
Prishtinë, 18 janar - Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast vdekje dhe pas testimit të 4.785 mostrave janë regjistruar 720 raste të reja me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë njoftuar edhe se 159 persona janë shëruar derisa 5.678 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet kosovare kanë regjistruar mbi 163.000 raste të infektimit ku prej tyre 2.995 persona kanë vdekur.
Prej kur ka nisur fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar janë dhënë mbi 1.7 milionë doza të vaksinës.