23 Dhjetor 2024

Kosova nuk mundë të mburret me asnjë sektor shëndetësor

Prishtinë, 11 tetor - Departamenti i Shëndetësisë i Aleancës Kosovare të Biznesëve (AKB), shpreh shqetësim për pozicionin e sektorit të shëndetësisë në tregun kosovar si sektor i rëndësishëm ekonomik por jo i mbështetur sa duhet nga institucionet shtetërore.

Në konferencën për shtyp, drejtori Dr Skënder Baca, tha se si e tillë po e humbë imazhin për profesionalizëm dhe shërbime mjekësor që ka Kosova.

Sipas tij ky sektor ekonomik është i zhvilluar në atë publik e privat dhe është mjaftë profitabil e shpesh ka edhe konflikte të interesit ku viktimë bie pacienti.

“Kosova nuk mundë të mburret me asnjë sektor shëndetësor që i konkurron me shërbime ndonjë shteti në regjion”, tha doktor Skënder Baca. 

Ai shtoi se kjo është një ngecje jo e dëshiruar për përmirësimin e gjendjes së shëndetësisë në Kosovë dhe ofrimit të shërbimeve  shëndetësore cilësore duhet fokusimi në 4 fusha prioritare: shërbimi mjekësor, ai stomatologjik, farmaceutik dhe shërbimi infermierik, ku kërkohet mundësitë e zgjidhjeve.

“AKB-ja, i sheh mundësitë e zgjidhjeve afatgjata të çështjeve shëndetësore, nën prizmin e biznesit kosovar dhe shfrytëzimit të resurseve humane e infrastrukturore pa i cenuar vlerat etike, morale dhe humane të shoqërisë kosovare të cilat historikisht kanë qenë të lakmueshme kurse aktualisht janë në përputhje me konventat ndërkombëtare”, tha drejtori i Shëndetësisë në AKB-së.

Ai dha edhe rekomandimet e AKB-së drejtuar institucioneve Qeveritare e të cilat duhet të bëhen. 

Dr. Skënder Baca, tha se Departamenti i AKB-së insiston në hapjen e çështjeve konkrete, në dhënien e propozimeve konstruktive të cilat pas aplikimit do të jepnin rezultate të dukshme në përmirësimin e kualitetit të shëndetit të qytetarëve të Kosovës si dhe në rritjen e zgjatjes të mesatares së jetës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)