24 Dhjetor 2024

Kosova e para në Evropë për përdorim të antibiotikëve

Prishtinë, 24 shtator - Në punëtorinë dy ditore me temën “Rezistenca ndaj Antibiotikëve”,  u publikuan Të dhënat sipas të cilave Kosova është në vendin e parë në Evropë për përdorimin e antibiotikëve nëpërmjet rrugëve të gjakut e po ashtu është në dhjetëshen e parë të vendeve evropiane për përdorim e tyre nga rrugët orale. 

Sipas një hulumtimi që është bërë nga INKSH-ja rreth përdorimit të antibiotikëve në Kosovë, del se është shqetësues përdorimi i tepruar i tyre. Andaj, me këtë rast Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, tha se duhet punuar me shumë seriozitet që të ndryshohet praktika aktuale në Kosovë.

”U përmenden dy fakte se Kosova është në dhjetëshen e parë në Evropë për përdorimin e antibiotikëve dhe madje në vendin e parë në Evropë për nga përdorimi intravenoz i cefallosporinave(antibiotik), kjo është brengosëse”, tha ai.

Rezistenca ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë vdekjen, prandaj Ministria e Shëndetësisë, me këtë projekt është duke bërë përpjekje maksimale që të realizojë reformat në shëndetësi, tha drejtori i INKSH-së Naser Ramadani.

Ministri Agani, tha se është duke u punuar dhe do të ketë reforma në këtë drejtim sepse duhet ndryshuar praktikat aktuale të cilat i kemi në Kosovë.

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë, si dhe disa organizata të huaja që veprojnë në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)