22 Dhjetor 2024

Kosova do ta ketë Deponinë për Mbeturina të Rrezikshme‏

Prishtinë, 24 mars - Kosova së shpejti do të ketë Deponinë për Mbeturina të Rrezikshme dhe përfundimisht do ta mënjanojë ndikimin e mbeturinave të rrezikshme në mjedis dhe shëndetin e popullatës duke i grumbulluar ato dhe duke i vendosur në depo adekuate dhe të menaxhuar në mënyrë strikte. Kështu është thënë të mërkurën gjatë Diskutimit Publik të Draft Raportit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis për Deponinë e Mbeturinave të Rrezikshme, që është mbajtur në lokalet e Ministrisë së Mjedisit dhe ku ishin prezent ekspertë mjedisorë nga MMPH-ja dhe institucionet tjera si dhe përfaqësues nga KK i Drenasit.


“Projekti ka një rëndësi të jashtëzakonshme për mbarë popullatën e vendit tonë”, ka thënë në fillim të takimit drejtori i Departamentit të Mjedisit, Muhamet Malsiu.


Përfaqësuesi i Kompanisë H&B Consalting, Jozef Raca ka prezantuar në hollësi Draft Raportin për të cilin ka thënë se është hartuar duke kaluar nëpër tri faza të rëndësishme dhe duke i marrë për bazë të gjitha kriteret në mënyrë që Deponia të mos ketë asnjë ndikim negativ për mjedisin dhe shëndetin e popullatës.


Sipas të gjitha analizave, ka shtuar ai, është propozuar që deponia të vendoset në afërsi të Goleshit meqë është konstatuar se ajo sipërfaqe është shumë e përshtatshme dhe larg çdo ndikimi negativ në mjedis dhe shëndetin e popullatës.


Në fund të Debatit Publik, drejtori i DMM-së, Malsiu është shprehur se për një periudhë të caktuar kohore të gjitha propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në Debat, por edhe të gjithë ekspertëve mjedisor do të merren dhe analizohen me shumë kujdes në mënyrë që ky Draft Raport të marrë formën finale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)