25 Dhjetor 2024

Kosova dhe Shqipëria bashkëpunojnë në shëndetësi

Prishtinë, 5 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani u prit sot në një takim nga homologu i tij në Tiranë, Ministri Ilir Beqja.Në këtë takim, Ministri Agani e uroi Ministrin Beqja për detyrën në krye të këtij dikasteri dhe u bisedua edhe për zhvillimin e projekteve konkrete të bashkëpunimit midis dy shteteve në shëndetësi, por dhe në rrafshin ndërkombëtar.

Në takim, u shpreh gatishmëria e dy anshme për bashkëpunim në sektorë të ndryshëm të shëndetësisë, veçanërisht në sektorin farmaceutik, të kardio-kirurgjisë, neuro-kirurgjisë dhe për shëndetësinë në rajonet e Bajram Currit dhe të Kukësit.

Ministri Agani kishte një takim dhe konferencë të përbashkët me ambasadorin italian në Shqipëri Massimo Gaiani, udhëheqësin e Universitetit të Firences Nicolla Persiani dhe përfaqësuesen e Regjionit Toskana në Itali Maria Jose Caldes Pinilla, përkitazi me fillimin e punës së Shkollës për menaxherë të shëndetësisë pranë Universitetit ”Zonja e Këshillës së Mirë” në Tiranë, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)