22 Dhjetor 2024

Kosova arrin marrëveshjen me Pfizer për 1.2 milion vaksina

Prishtinë, 28 maj - Qeveria e Kosovës njoftoi se ka arritur marrëveshjen e drejtpërdrejtë me kompaninë Pfizer për të përfituar më shumë se 1.2 mln vaksina brenda këtij viti.

Njoftimi jepet nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, që thotë se marrëveshja është pjesë e përpjekjeve dhe objektivit të vendosur nga qeveria për të vaksinuar 60 për qind të popullsisë brenda këtij viti.

''Pas një pune intensive të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ekipit Negociator të Vaksinës, Kosova ka siguruar doza të mjaftueshme për të kryer vaksinimin përtej grupeve prioritare në përputhje me Planin Shtetëror të Vaksinimit", thuhet në njoftim.

Detaje në lidhje me kohën se kur do të mbërrijnë këto vaksina, apo çmimin e tyre nuk janë dhënë.

Procesi i vaksinimit po vazhdon të zbatohet në përputhje me të gjitha parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)