Kosova administron 1 milion dosa të vaksinës
Prishtinë, 10 shtator - Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur se ekipet e vaksinimit në gjithë territorin e vendit kanë arritur të administrojnë deri mengjesin e sotem 1 milionë doza të vaksinës.
MSH u ka shprehur mirënjohje ekipeve të vaksinimit për punën e çmuar dhe besimin e patundur për të arritur këtë nivel të trendit të vaksinimit në një kohë të pazakontë.
"Le të i bashkojmë thirrjet tona për të afërmit e më të dashurit tonë, që të rezervojnë një termin për vaksinim sa më herët që është e mundur."
"Tash kur e kemi të njohur se vaksina zvogëlon dukshëm simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen, dhe kështu probabilitetin e infektimit indirekt të njerëzve të tjerë, pa e ditur, akti më moral dhe më i përgjegjshëm është i qartë: Vaksinimi."
"Është shumë e rëndësishme që të mbajmë ritmin pozitiv të vaksinimit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin", thekson MSH.