14 Maj 2024

Korrupsioni po e vret shëndetësinë

Prishtinë, 11 tetor - Rasti i njohur në opinion me emrin “Stentat”, që çoi në paraburgim disa mjekë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të manipulimit me pacientë që kishin nevojë për vendosjen e stentave, ishte kapaku i rasteve të rënda korruptive në shëndetësinë e pasvitit 2009.

Ishte ky një vit i kthesës në shëndetësinë e kriminalizuar të pasluftës, kur disa mjekë kosovarë ishin arrestuar e më vonë u dënuan pasi u gjet se ata ishin pjesëtarë të një grupi kriminal që merret me trafikim organesh.

Megjithatë, analistë të ndryshëm, anëtarë të shoqatave që merren me pacientë, punonjës dhe zyrtarë shëndetësorë si dhe pjesëtarë të partive opozitare, kur flasin për korrupsionin në sektorin e shëndetësisë thonë se ai është më pak i shprehur në relacionin mjek-pacient sesa në proceset tenderuese.

Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, thotë për “Zërin” se gjithsesi një nga rastet më të rënda të korrupsionit është “Stenta”.

Por, derisa Sindikata e Punonjësve Shëndetësorë nuk mund të bëjë hetime thotë se edhe rasti i blerjes së penjve kirurgjikë të kualitetit shumë të dobët nga ish-menaxhmenti i QKUK-së, si dhe rasti i fundit i asgjësimit të barnave në Spitalin e Gjilanit, janë disa nga aferat korruptive të mbajtura mend për shëndetësinë.

/Zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)