25 Dhjetor 2024

Koronavirusi do të zhduket gradualisht

Romë, 19 maj - Koronavirusi do të zhduket gradualisht në mënyrë natyrale pa ndihmën e ilaçeve, ashtu siç u zhduk gripi spanjoll.

I këtij mendimi është profesori italian i historisë mjekësore Xhorxho Kosmaçini, i cili në një intervistë për të përditshmen Corriere della Sera shprehet se mënyra më e mirë është shmangia e infektimit me distancim social.

“Gripi spanjoll u luftua me të njëjtat masa higjieno-sanitare si sot, distancim social, karantinë e maska. Më pas u zhduk duke u vetë-shpërbërë, me zbutje të vazhdueshme të agresivitetit, pas përhapjes tek njeriu për një periudhë prej një viti e gjysmë”.

Kosmaçini thotë se përhapja e shpejtë e Covid-19 nuk ka të bëjë me globalizimin, pasi sipas tij, çdo virus ka një sjellje të tillë. Ai beson se tashmë koronavirusi e ka humbur agresivitetin, siç konstatojnë edhe mjekët në disa vende të Europës dhe kjo mund të merret edhe si një sinjal që një fazë të dytë në Shtator mund edhe të mos ketë. Në këto përfundime, profesori italian arrin duke analizuar veçoritë e Covid-19, që i ngjasojnë me ato të gripit spanjoll.

Ky grip që nisi të përhapej në fillim të vitit 1918 u mori jetën 50 milionë njerëzve, pasi qarkulloi mbi një vit e gjysmë, duke prekur në total rreth 500 milionë persona, çka e bën atë më të ashprin në histori. Kulmin, gripi spanjoll e pati në fazën e dytë, atë të vjeshtës, vetëm pas të cilës e humbi fuqinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)