Korea e Jugut shpall fundin e epidemisë MERS

Seul, 28 korrik - Kryeministri i Koresë së Jugut Hwang Kyo-Ahn shpalli të martën fundin de-facto të epidemisë MERS (Sindromës së Frymëmarrjes së Lindjes së Mesme, 69 ditë pas raportimit të pacientit të parë më 20 maj.
\"Është në gjykimin e autoriteteve mjekësore dhe të qeverisë se njerëzit tani mund të ndjehen të çliruar pasi gjendja ka ndryshuar,\" tha Hëang gjatë një takimi të kabinetit për kontrollimin e përhapjes së virusit MERS.
Numri i të infektuarve ka mbetur i pandryshuar prej 186 për 26 ditë që nga 6 korriku.
Por ndërsa Korea e Jugut shpalli fundin e epidemisë, në Britani dy pacientë u konfirmuar të hënën të infektuar me virusin MERS.