24 Dhjetor 2024

Kontrolli i duhanit, kërkohen ndëshkime për shkelësit e ligjit

Prishtinë, 14 tetor - Kryesuar nga Prof. Dr. Ferid Agani, Ministër i Shëndetësisë dhe njëherësh kryesues i Këshillit Ndërministror për Kontrollin e Duhanit, sot në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt takimi i dytë i këtij këshilli, në të cilin u raportua për ecurinë e deritanishme të zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe u dakorduan hapet e mëtejmë.

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani tha se ky ligj, për të cilin ka pasur një konsensus të plotë midis institucioneve, shoqërisë civile dhe qytetarëve ka gjetur mbështetje të mirë dhe është respektuar nga qytetarët dhe subjektet e ndryshme afariste, ndërsa, kërkoi më tej me që tash fillon sezoni vjeshtë-dimër, që Inspektoratet dhe institucionet e tjera mbikëqyrëse, të jenë shumë aktive që të mos lejojnë shkeljen e tij dhe kthimin e tymit brenda lokaleve, prej të cilave ishte larguar me fillimin e implementimit të ligjit.

Në këtë takim të Këshillit në të cilin përveç Ministrive dhe inspektorateve përgjegjëse për zbatimin e ligjit, janë të përfaqësuar edhe shoqëria civile, mediat dhe ekspertë të fushës, Inspektorati Sanitar ka raportuar për 155 inspektime të kryera vetëm gjatë muajit shtator, në të cilat në  javën e fundit, është inspektuar edhe me mbështetjen e Policisë së Kosovës.

Drejtoresha e këtij Inspektorati, Ilirjana Zymberaj (AUVK) njoftoi për hapjen e procedurave të shqiptimit të gjobave ndaj 12 subjekteve të cilat nuk e kanë respektuar ligjin. Po ashtu, edhe Inspektorati Shëndetësor informoi për 65 inspektime të kryera në institucione shëndetësore dhe shqiptimin e dy gjobave ndaj dy spitaleve dhe katër të tjerave ndaj individëve në institucionet shëndetësore që kanë shkelur ligjin. 

Në këtë takim, u prezantua draft-plani operativ i organeve mbikëqyrëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit, dinamika e nxjerrjes së udhëzimeve administrative që dalin  nga ky ligj, aksionet e mëtejme dhe u arrit dakordimi që ditët dhe javët në vijim, ekipe të kombinuara të inspektorateve përkatëse, bashkë me Policinë e Kosovës, të kryejnë inspektime në nivel vendi dhe të shqiptojnë gjoba për të gjitha ato subjekte që gjatë kësaj kohe është raportuar se nuk i janë bindur ligjit.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile të kryesuar nga KADC ndërkaq, treguan për aktivitete në terren në komuna të Kosovës për ngritjen e vetëdijes për respektimin e ligjit, prezantimin e aktiviteteve të paraparë dhe koordinimin midis sektorëve edhe në nivele lokale, për zbatimin e ligjit. 

“Ky ligj duhet të zbatohet, sepse është nxjerrë për t’i kontribuar shëndetit publik dhe shëndetit të çdo qytetari të vendit, kështu që, ndonëse institucionet nuk do të donin, ato janë të detyruara që ti gjobisin shkelësit e tij pa dallim, në mënyrë që të sigurohet implementimi i tij i plotë pavarësisht stinës dhe vendit”, tha Ministri Agani.

Nga ky takim, në të cilin qytetarët dhe mediat u falënderuan për përgjigjen pozitive ndaj ligjit, iu bë thirrje qytetarëve që të vazhdohet edhe më tej, të tregohet kulturë dhe vetëdije e lartë shëndetësore, në mënyrë që të gjithë, të jenë të mbrojtur nga duhan-pirja aktive dhe pasive, ashtu siç e ka sanksionuar vet ligji.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)