23 Dhjetor 2024

Konkurset dhe kriteret e shpifura, të një “drejtorie” të shpifur

Shkruar nga Dr. Sci. Isa Haxhiu


Tashmë është bërë i ditur opinioni dhe rekomamndimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, mbi Konkursin për zgjedhje të drejtorëve në  QKUK, ku në mënyrë unanime i rekomandohet drejtorit të QKUK dhe Ministrisë së Shëndetësisë për anulim të këtij konkursi, duke cekur edhe atë se këto rekomandime janë detyrimisht të zbatueshme!

Gjithashtu është i ditur edhe reagimi plot zjarmi i drejtorit të QKUK-ut dhe sekretarit të përgjithsëm të Ministrisë së Shëndetësisë , se nuk ka pasur shkelje të procedurave dhe kritereve të konkursit dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë , ka pasur tejkalime të kompetencave, të këtij Këshilli, ndërkaq ata do të kërkojnë spjegime shtesë nga Administrata Publike dhe se se do të veprojnë konform spjegimeve të saja!

Se drejtori i QKUK-ut dhe  vasalët e tij nuk dijnë  ta interpretojnë Statutin  e QKUK-ut dhe Ligjet në fuqi (atë të Shërbimit Civil), kjo është e nepërdukshme dhe jo fort e papritur, por që edhe Ministria e Shëndetësisë, të mos i dijë këto, ndonëse ajo eshtë pjesëmarrëse “aktive” në miratimin dhe nënshkrimin e tyre, kjo duket paradoksale dhe duhet t i shtrojnë pyetje vetës se çfarë  punonjësish ka në shërbimin e vetë!

E Statuti i QKUK-së, i aprovuar në prill të këtij viti, shkruan e zezë mbi të bardhë se drejtori ekzekutiv, ndimësdrejtori shëndetësor dhe ai arsimor, zgjidhen sipas ligjit të Shërbimit Civil ( neni 13 dhe 14), dhe se ngjashëm kësaj do duhesh të zgjidheshin edhe drejtorët tjerë, meqë s mund të ketë një ligj për drejtorët e” mëdhenj” dhe një ligj tjetër për drejtorët e vegjël!

Kjo do ishte absurd dhe një non sens i llojit të vetë. Por edhe ligji për Shërbyesit Civil, në nenin 2, jep definicionin për shërbimin  civil dhe për nëpunësin civil dhe ne po ua sjellim ashtu siç edhe shkruan në këtë Ligj:

1.1.  Shërbimi civil - i tërë trupi i personelit administrativ të punësuar, në institucionet e administratës qendrore dhe komunale të parapara me këtë ligj, të cilët zbatojnë politikat dhe sigurojnë respektimin e rregullave dhe procedurave përkatëse.

1.2. Nëpunës civil - personi i punësuar për ushtrimin e autoritetit administrativ publik në bazë të aftësisë dhe kapacitetit, i cili merr pjesë në formulimin dhe zbatimin e politikave, monitorimin e zbatimit të rregullave dhe procedurave administrative, sigurimin e ekzekutimit të tyre dhe ofrimin e mbështetjes së përgjithshme administrative për zbatimin e tyre.

Për ata që dijnë të lexojnë dhe shkruajnë shqip, duket se asgjë s ka të pakuptueshme , por ndoshta është me vend të dyshohet për aftësinë e tyre për të lexuar dhe shkruar drejt, meqë ata nuk shohin me sytë e tyre, por me ata të zotërve të tyre, të cilët gjenden nëpër Qeveri dhe Ministri ndërsa duart e tyre duket se u shërbejnë vetëm sa për ta ushqyer barkun!

Megjithatë, shtrohet pyetja imediate: pse “drejtoria“ e QKUK-ut, nuk priti spjegimet nga Administrata Publike, por me nguti do të kontrabandojë një lloj “konkursi intern”, duke ftuar disa nga  pretendentët e këtyre pozitave në një intervistë gojore, nesër ,më 02.08.2012, krejt papritur dhe në bazë të cilit nën të Statutit apo të cilit Ligj, do të organizohet kjo intervistë, në vlugun e pushimeve vjetore , kur më se gjysma e pretendentëve tashmë gjenden jashtë Kosovës! Me sa e dijmë konkurse interne mund të shpallen vetëm për shefa të njësive, por jo edhe për drejtorë klinikash e institucionesh dhe a thua Administrata Publike do t u ketë spjeguar dhe këshilluar kështu?!

Eshtë më se e nepërdukshme se kjo është edhe një farsë e shpifur nga kjo “drejtori” e shpifur e cila e frikësuar për të ardhmen e saj, dëshiron t i lajë duart , si një Pilat, duke dale para opinionit me pretendimin se ja  ne bëmë edhe një intervistë (me gojë) dhe i korrigjuam “gabimet”, ndaj edhe Këshilli Mbikëqyrës të tërheq rekomandimet e tija , pra të mos anulohet konkursi , anulimi i të cilit do duhesh të shpiente në shkarkim të menjëhershëm të kësaj  “drejtorie” , e cila për fat të  keq vetëm emrin e ka të tillë, sepse në vend që të drejtojë, ajo çdo gjë shtrembëron,meqë atë që në fillim e kanë dekapituar  mecenët e  tyre!

Por, shpifja e margaritarëve të tillë tashmë është bërë rutinë  për këtë “drejtori”. Vetëm shihni se si e kanë shpifur pranimin e specialistëve nëpër Klinika.

Organizuan intervista me shkrim dhe me  gojë dhe ata , që tashmë i kishin piketuar mecenët e tyre(lart nga pushteti), u kishin shpërndarë përgjigjet , dolën më të sukseshëm, ndonëse të tillët  nuk kishin kryer as studime e as specializim si duhet, por, meqë paskan dhënë “përgjigje më të mira” në këto intervista të shpifura të drejtorisë së shpifur, ata edhe u pranuan!

Të tjerëve, atyre që s paten përkrahje nga lart, nuk  u vlejti aspak nota e mesatare e lartë gjatë studimeve 6 e 7 vjeçare  në Fakultetin e Mjekësisë e as mundi dhe përkushtimi gjatë specializimit; nuk u vlejtën as referenacat e kolegiumeve profesionale të Klinikave gjegjëse, aq sa u vlejti ,të parëve, “intervista” e shpifur e drejtorisë së shpifur! Por nuk duket e çuditshme të ndodhin shpifurina të tilla nga pushtetarë, ministra dhe drejtorë të shpifur. Madje edhe vdekja, në Kosovën e pasluftës, ka filluar të na e shpifë.

Vetëm kujtonie “vetë”vrasjen e kryetarit të AKP, Dino Asanajt, kur një thikë kuzhine, nga tavolina ia shpifi dymbëdhjetë të therura , shpifëse gjithësesi , duke e prerë në fyt ( trakenë) dhe zemrën dhe pastaj si pa të keq u kthye në tavolinë, për të pritur “ekspertizën”!

Dhe për të gjitha këto shpifurina të shpifura nga njerëz të cilët kanë diploma “ akademike” në xhep, kanë edhe tituj Prof e Dr, por që nuk kanë atë më të çmuarën, njerëzinë, s ka si mos të të vie ndërmend Xhordano Bruno kur, thoshte se, “ me  tituj akademikësh dhe profesorësh ne vetëm krijojmë kuaj të unazuar”, ndëra  foilozofi francez Rashfuko thoshte se “karrocieri i mirë edhe me kuaj të verbër  e shpie karrocën e tij në cak”.

Si duket kuajtë  e unazuar dhe ata të verbërit na janë shtuar si shumë, ndaj edhe karroca jonë e ka huqur cakun e saj, ajo po rrokulliset  shpejt drejt greminës. Uroj që ata që kanë njerëzi, dinjitet  dhe shumë dashuri për të mirën, t ia prejnë rrugën dhe të marrin frenat  e saja në dorë, për ta kthyyer në rrugë të mbarë  dhe për t i a ndërruar drejtimin, të cilin ia kanë dhënë shpifarakët dhe mecenët e tyre. Amen !

(Autori është urolog në QKUK)


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)