Konfrimohet rasti i parë i virusit Ebola në ShBA
Washington, 1 tetor - Të martën u konfirmua rasti i parë, i prekur nga virusi Ebola në SHBA. Thomas Friedan, drejtor i Qendrës për parandallimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive (CDCP) bëri të ditur që më 20 shtator, i prekuri u kthye në vend nga Libia.
Më 28 shtator ai u shtrua në një spital të shtetit Texas, ku është izoluar dhe po mjekohet.
Të martën Qendra për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive (CDCP) dhe spitali konfirmuan prekjen e këtij rasti nga virusi Ebola.
Që nga muaji mars kur shpërtheu epidemia në Afrikën Perëndimore, virusi Ebola ka shkaktuar mbi 3 mijë të vdekur, ndërsa janë prekur 3 mijë të tjerë.