Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë
Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani ka arritur në 21.
“Rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer përmes një fluturimi nga Berlini më 11 mars”, thuhet në komunikatën e Institutit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka shprehur shqetësim rreth lëvizjeve të shumta të qytetarëve dhe grumbullimit të tyre në parqe dhe vende të tjera të hapura.
Instituti u ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të respektojnë masat e rekomanduara nga ta dhe Ministria e Shëndetësisë, në të kundërtën kanë deklaruar se rrezikohet përhapje komunitare.
Instituti ka shkruar se me dalje të tilla në hapësirat publike rekreative rrezikohet shëndeti me përhapjen e Covid19.
“IKShPK shpreh shqetësimin për lëvizjet e shumta dhe grumbullime të qytetarëve në qytet, parqe dhe vende rekreative të hapura, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe përhapjen e COVID-19, e cila aktualisht është e lokalizuar. Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit s ocial, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare. TA PARANDALOJMË KËTË! QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!”, ka shkruar Instituti.
Aty u bëhet thirje të gjithë qytetarët e ardhur në këtë aeroplan të lajmërohen në numrin 038 200 80 800 në qendrën e thirrjeve në Institutit të Shëndetësisë Publike.