25 Dhjetor 2024

Konfirmohen edhe 26 raste të reja me koronavirus

Prishtinë, 22 prill - Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) bëri tëditur se sot janë konfirmuar edhe 26 raste të reja me koronavirus.

"Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 172 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej njëzet e gjashtë raste", njofton IKSHPK.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 8 raste nga komuna e Kamenicës sipas vendbanimit: 6 raste Poliçkë dhe 2 raste Hodonoc, 4 raste nga komuna e Istogut sipas vendbanimit: 2 raste Kërninë, 1 rast Istog dhe një 1 rast Prekallë, 4 raste nga komuna e Pejës sipas vendbanimit: 1 rast Vitomiricë, 1 rast Lutogllavë, 1 rast Nabërgjan, dhe 1 rast Pejë, 4 raste me vendbanim Stubëll-Viti, 3 raste me vendbanim në Ferizaj dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prizren, Godanc i epërm-Shtime dhe Zveçan.

Po sot janë shëruar edhe 10 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e tridhjetë e tetë (138) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 22 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.372 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej gjashtëqind e tridhjetë (630) raste, ndërsa gjithsej tetëmbëdhjetë (18) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.949 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.610.693 raste të COVID-19 dhe 182.270 raste të vdekjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)