Konfirmohen edhe 13 raste të reja me koronavirus
Prishtinë, 2 qershor - Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se janë testuar gjithsej 193 mostra, të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave 13 kanë dalë pozitive me koronavirus.
Instituti po ashtu bëri të ditur se të martën janë shëruar katër pacientë nga koronavirusi, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruave shkon në 847.
Kosova, gjithsej, ka identifikuar 1,123 raste me koronavirus. Prej tyre, 30 kanë vdekur.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës përsëriti thirrjen për qytetarët që të mbajnë distancën fizike dhe të vendosin maska.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 02 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.427.911 raste të COVID-19 dhe 379.503 raste të vdekjes.